Nuk shohin monitorin e VAR-it, FIFA paralajmëron arbitrat

Oct 31, 2019 | 16:27
SHPËRNDAJE

FIFA i ka paralajmëruar arbitrat që të përdorin monitorët jashtë fushe përpara se të marrin vendime për të përmbysur vendime kyçe.var-arbitro

VAR-i përdoret në të paktën 25 vende sot në botë, mirëpo gjyqtarët kryesorë nuk e kanë të detyrueshme që ta shohin rastin personalisht në monitorët që vendosen jashtë vijave kufizuese të fushës në zonën e rishikimit të aksioneve, përpara se të marrin vendimin për episode të caktuara ku ka ndërhyrë VAR-i.

Premier Liga është një nga kampionatet që e ka aplikuar VAR-in prej këtij sezoni dhe polemikat kanë qenë të shumta. Në 100 ndeshjet e para në Angli, VAR-i ka kthyer 26 vendime, por arbitrat kryesorë nuk kanë shkuar ende të konsultohen me monitorin.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura