Me pankarta nëpër duar, qytetarët kanë dalë përpara Ministrisë së Brendshme në formë proteste pas vdekjes së 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë.
Siç shihet nga pamjet, mesazhet kryesore janë thirrjet për dorëheqjen e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaros.
Një tjetër mesazh është “nuk shkojmë në det, sepse shteti të vret”. Qytetarët bëjnë thirrje shtetit për një reagim më të madh.