Nuk shkoi asnjë ditë në punë, ja si Joleza Koka paguhej çdo muaj në ministri

0
SHPËRNDAJE

Emisioni “Stop” ka publikuar mbrëmjen e djeshme një video e cila tregon se si Joleza Koka, ish kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, gjatë kohës që punonte si këshilltare në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, është paguar pa shkuar as edhe një ditë në punë. Në pamjet filmike që emisioni investigativ publikoi mbrëmjen e djeshme, tregohen dëshmitë e punonjësve pranë kësaj ministrie, të cilët shprehen se Jolezën nuk e kanë parë të vinte asnjë ditë në punë, edhe pse paguhej çdo muaj.

Ish kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, Joleza Koka përpara disa ditësh sulmoi drejtuesin e programit “Stop” Saimir Kodrën, duke e akuzuar për thyerje të etikës televizive dhe përdorimit të gjuhës ofenduese. Joleza Koka ka nisur edhe një peticion për çështjen në fjalë, madje është ankuar te Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të cilët kanë ndërhyrë për fshirjen e emisionit të asaj date në Youtube.

Si kundërpërgjigje, emisioni “Stop” publikon një skandal me përmasa edhe më të mëdha se çështja parimore e Jolezës. Saimir Kodra u shpreh se ndaj saj së shpejti do të ngrihet edhe një padi për vjedhje, pasi dy vite “punë” Joleza nuk denjoi të paraqitej as në zyrë.

Te lidhura

 

Artikulli paraprakEkskluzive / Refik Halili: Ju tregoj të vërtetën e sherrit me mjekun
Artikulli tjetër"Rama mendon se mund t’i bëjë presion amerikanëve me Berishën, që të sigurojë garanci për..."

S'KA KOMENTE

Comments are closed.