Nuk shfaqen shpesh bashkë, si është raporti i Rudina Dembacajt me vajzën e madhe të Mark Frrokut? Kjo foto i tregon të gjitha

Oct 2, 2022 | 22:08
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Rudina Dembacaj ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku.

rudinadembacaj

Megjithatë ajo Rudina nuk shfaqet shpesh me vajzën e madhe të Markut në rrjetet sociale dhe këtë e ka trguar vetë. Pak muaj më parë ajo publikoi foton e parë me të, që ishte foto e vjetër dhe sipas asaj që shkruante Rudina në mbishkrim ‘janë larg gjeografikisht’ duke lënë të kuptohet se ajo nuk jeton në Shqipëri.

“Mara me njerkën e saj. E dija që do bëhem grua, jam bijë, motër, nënë por kurrë nuk kam menduar më parë, që do isha dhe njerkë. Më ka plotësuar pa fund dashuria për femijet e burrit tim. Ju dua shumë. ( është foto e gushtit se jemi pak larg gjeografikisht)”-shkruante Rudina asokohe.

Dhe së fundmi, aktorja dhe moderatorja ka bërë gjestin e veçantë për të. Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto të Marës.

Kjo e fundit shihet vetëm e ulur në një tavolinë teksa Rudina nuk ka shkruar asgjë krah fotos që flet sa një qind fjalë. Përmes këtij postimi Rudina na tregoi edhe një herë raportin e ngushtë me fëmijët e partnerit.

Në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi. Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor kur çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP. Frroku është baba i tre fëmijëve, i dy vajzave dhe i një djali. Kurse Rudina ka edhe një vajzë, Viktoriam nga martesa e saj e parë.

Rudina ka treguar se ajo dhe Marku janë gati për tu bërë prindër. Në një intervistë aktorja tregoi se bashkëshorti i saj prej kohësh do një fëmijë e tani ka ardhur moment. “Së shpejti do të bëjmë një fëmijë bashkë. Pavarësisht se bashkë i kemi të katër fëmijët. Marku ka pritur boll. Një herë filmi im, pastaj shfaqjet e teatrit, e kam shty goxha 1 fëmijë tjetër. Tani nuk kam çfarë t’i them më se edhe filmi doli”, – tha ajo duke mos treguar nëse është në pritje të ëmbël apo jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura