“Nuk sheh kullën 14 kate pa leje, Ramës i duhen satelitët që të vjedhë”- Sali Berisha: Po tallet në mënyrë cinike me shqiptarët

Oct 1, 2022 | 11:45
SHPËRNDAJE

Sali Berisha është shprehur se Edi Rama po tallet në mënyrë cinike me shqiptarët. Gjatë fjalës në Këshillin Kombëtar të PD, Berisha theksoi se kreu i qeverisë “kullën 14 kate pa leje i duhet sateliti për ta parë, duhet të vjedhë me satelitët.”

 

Sali Berisha:  “Diçka tjetër më e vështirë dhe përcaktuese është mundi djersa që duhet të derdhë secili prej nesh çdo ditë për suksesin e kësaj force. Arritja e 7 marsit ishte madhore, por jo vendimtare, larg saj. Bëhet vendimtare kur kushdo nga ju ti shtrojë një pyetje vetes: Çfarë bëra sot, çfarë do bëj nesër për të arritur fitoren e PD? Për të bindur qytetarët në drejtësinë e kauzës sonë? Është një oqean pune, është një det. Ku jemi ne me këtë? Absolutisht jemi larg.

Kushti më themelor për të ndërtuar punën e suksesin është të jesh realist. Kur i sheh me realizëm, sado të hidhura të jenë, i ndryshon. Në të kundërt nuk ndryshon asgjë. Koha është jashtëzakonisht e veçantë, shikoni në historinë e këtij vendi Shqipëria ka pasur diktatorë gjakësorë, paraqiteshin liberalë por ekzekutonin njerëz në kufi. Por s’ka pasur kurrë kryeministër që tallej në mënyrën më cinike me qytetarë e vendit.

Dje tha e hoqa fashën, sot thotë është në fuqi. Sikur nuk flet për qytetarët shqiptarë, pot sikur flet për kuzhinën e tij, oborrin në Surrel, sikur energjinë e nxjerr nga shtëpia e tij, i trajton shqiptarët si askush tjetër. Ky ka rekorde botërore cinizmi. Kullën 14 kate pa leje i duhet sateliti për ta parë, duhet të vjedhë me satelitët. Po tallet me shqiptarët. Por për të gjitha këto ku jemi ne? nuk ka nevojë Edi Rama të na dhurojë gjë tjetër për fitoren tonë më shumë të këqija se sa i ka bërë këtij populli. Ku është PD sot? Është larg në aktivitet e saj, larg asaj që duhet të jetë, seksioni dhe grup seksiomi i PD. E vërteta, thelbi i PD është si funksiojjnë qelizat tona, ashtu do funksiojë në thelb partia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura