“Nuk punoj për historinë”, Basha: Shpërblimi im më i madh, rinia shqiptare të ketë shanse të barabarta me rininë europiane

Nov 8, 2019 | 18:20
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një takim sot me të rinjtë në Krujë, ndërsa u pyet se ccafrë do të bënte që të mbetej në histori si kryeministër, tha se njerëzit që punojnë për të hyrë në histori, në përgjithësi, janë njerëz të tmerrshëm.

Duke iu referuar kryeministrit Rama si “Neroni” i Shqipërisë, kreu i PD-së tha se shpërblimi më i madh për të do të ishte që rinia shqiptare të ketë shanse të barabarta me rininë europiane.

basha me te rinjte

Njerëzit që punojnë për të hyrë në histori, në përgjithësi, janë njerëz të tmerrshëm, o diktatorë, o psikopatë, u shkaktojnë shumë vuajtje popujve të vet, ose janë kaq shumë në dashuri me veten, sa nuk duan njeri-tjetër.

Prandaj, mos më kërko të jem kryeministër që bëj gjithçka për të mbetur në histori. Rama, ndryshe nga sa thua ti, mendoj se do të hyjë në histori për shumë të këqija që i ka bërë vendit.  Neroni ka ngelur në histori se dogji Romën, ky është Neroni i Shqipërisë, vetëm se nuk ia ka vënë flakën në kuptimin fizik dhe nuk do ta lëmë, por ka djegur shumë.

Meqë përmende BE, Makron në një intervistë që i dha The Economist, Makron tha ekzaktësisht atë që u thashë unë shqiptarëve para 4 javëve. Ai duhet t’i thotë faleminderit Makronit se na shpëtoi nderin. Macron tha se nuk do ta ndajmë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, sepse gjysma e vendeve ishin për ta ndarë Shqipërinë. Pse? Është rinia e Maqedonisë së Veriut më e zonja se rinia jonë?! Ishte ndëshkim për Edi Ramën, që na ndëshkon ne. Ishte dështim i tij që na ndëshkon ne.

Shpërblimi më i madh për mua nuk është të mbetem në histori, por t’i shoh shqiptarët, veçanërisht rininë, të kenë të njëjtat shanse dhe mundësi si rinia Europiane, kam jetuar në Europë, kam qenë student dhe një nga gjërat që më ka motivuar tek çështje publike, politika pra, ishte se jo vetëm nuk kishim asnjë inferioritet prej holandezëve, por në shumë fusha ne garonim dhe dilnim të parët. Shqiptarit, po I dhe mundësi, nuk ka kufi në suksesin e vet”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura