Nuk pranuan t’i depilojnë organin gjenital, transgjinorja hodhi në gjyq 15 estetiste, por trupa gjyqësore vendosi se…

Oct 23, 2019 | 19:20
SHPËRNDAJE

Transgjinorja Jessica Yaniv humbi çështjen gjyqësore ndaj disa estetisteve të cilat refuzuan t’i depilonin organin gjenital.

“Asnjë grua nuk duhet të detyrohet të prekë organet gjenitale mashkullore kundër vullnetit të saj, pavarësisht se si identifikohet pronari i organeve gjenitale”, tha gjykata.

jessica-yaniv

Në vitin 2018, Yaniv, e cila identifikohet si femër, por ka organe gjenitale mashkullore, kërkoi nga disa estetiste që t’i hiqte qimet e krahëve, këmbëve dhe organit gjenital.

Për shkak të mungesës së eksperiencës me meshkujt apo besimeve fetare, asnjëra nuk pranoi të bënte depilimin për Jessicën. Kjo e fundit i denoncoi për diskriminim të gjinisë, duke depozituar 15 ankesa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura