Nuk pranoi rinovimin te Partizani, Rron Broja gjen akordin me klubin e ri

Aug 2, 2021 | 18:43
SHPËRNDAJE

E ardhmja e Rron Brojës do të jetë përsëri në futbollin kosovar. Mesfushori i cili i dha lamtumiën pak javë më parë Partizanit, do të kthehet të luajë në Superligën e Kosovës, ku më parë ka veshur fanellën e Trepça ‘89.

broja

Mesfushori i cili luajti për dy sezone te Partizani, ka qenë në bisedime me klube të ndryshme edhe në Hungari, Irlandë e sigurisht në Kategorinë Superiore. Por sipas “Gazeta Olle”, ka gjetur akordin me klubin e Dritës në kampionatin kosovar. Drejtuesit janë bindur për cilësitë e lojtarit dhe i kanë ofruar kushte ekonomike sipas kërkesave të tij, duke siguruar akordin me futbollistin i cili pritet të prezantohet në ditët në vijim.

Kështu, klubi i Dritës bën një tjetër hap para drejt përforcimit të përbërjes së ekipit me qëllimin për të luftuar për trofe në edicionin e ri, pasi ka sjellë në skuadër emra shumë të njohur si Arbnor Muja e Agim Zeka.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura