Nuk pranoi fejesën e djalit, i biri dhunon të atin pas përleshjes

May 30, 2016 | 18:45
SHPËRNDAJE

Kundërshtia për fejesën e djalit të tij emigrant është bërë shkak i një sherri brenda familjes. Një ngjarje e tillë ka ndodhur në fshatin Unjate në Klos.largea_engagement-ring-photography1425334395Gazmend Sula, i cili disa ditë më parë ishte kthyer nga emigracion dhe gjatë qëndrimit në Shqipëri ishte njohur me një vajzë nga fshatrat e Klosit.

I riu pas kësaj ka dashur të fejohet me vajzën, por kjo gjë është kundërshtuar nga babai i tij, Xhevdes Sula, i cili ka këmbëngulur që fejesa e tij prishet.

Por, 27-vjeçari nuk ka pranuar një gjë të tillë duke bërë që mes tij dhe babait të nisi sherri.

Debati mes tyre ka kulmuar mesditën e së hënës, ku për shuarjen e përleshjes mes tyre ka ndërhyrë nëna e Gazmendit.

Në gjaknxehtësi e sipër, djali e ka goditur babanë e tij me gurë, duke e plagosur afër syrit.

Pak orë pas ngjarjes Gazmend Sula është dorëzuar në Postën e Policisë. Punonjësit e Policisë kanë tentuar një pajtim mes tyre, por kjo gjë është refuzuar nga 47-vjeçari i cili ka kërkuar ndëshkim ligjor për të birin.

Në këto rrethana Gazmend Sula është ndaluar dhe transferuar në Komisariatin e Policisë Mat, ku 27-vjeçari akuzohet për veprën penale “dhunë në Familje”.

Ndërsa i plagosuri është transportuar drejt Spitalit “Xhavit Mara” Burreli, ku mjekët e Matit sugjeruan që Xhevdet Sula të dërgohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura