“Nuk po vuaj për dashuri”- Bora Zemani hedh pas krahëve historinë e dashurisë me Donald Veshajn pas tradhtisë: Jam e lumtur dhe e përmbushur

Jan 15, 2022 | 21:44
SHPËRNDAJE

Moderatorja Bora Zemani ka hedhur pas krahëve historinë e shumëpërfolur të dashurisë me Donald Veshajn, pasi aktori e tradhtoi me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

bora zemani

Prezantuesja, e cila festoi pak ditë më parë ditëlindjen, u shpreh se 30-vjetori e gjeti shumë të lumtur dhe të përmbushur.

bora zemani1

“30-vjetori më gjen mirë në fakt. Kjo është një arsye pse doja që ta organizoja të tillë. Këtë 30 vjetor ndihem shumë e përmbushur. Kam afër vetes familje, miq të ngushtë, miq të tjerë që i kam njohur gjatë rrugës, kolegë të mirë dhe ndihem e lumtur sepse sot kanë ardhur të gjithë që kam ftuar, kjo tregon shenjë respekti shumë të madh pavarësisht se ndoshta rrugët tona janë ndarë. Jam shumë e lumtur, nga të gjitha anët jam shumë e përmbushur”, tha ajo në një intervistë për “Prive” gjatë festës së ditëlindjes, ku ishin të ftuar VIP-a dhe ish-bashkëshorti i saj, Vin Veli.

vin veli

Bora Zemani i bëri edhe një urim vetes, ndërsa hodhi kunja për ish-dashurinë e saj, duke thënë se “s’po vuan për dashuri”.

“I uroj vetes dashuri, unë kam nevojë për shumë dashuri. E marr nga të gjitha format dhe nuk po vuaj për dashuri këto kohë sepse kam shumë dashuri rreth vetes”, tha prezantuesja.

/Panoramaplus.al

bora zemani3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura