“Nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve”, ambasada amerikane në Tiranë nxjerr mesazhin e rëndësishëm. Ja kë falënderon

Mar 29, 2020 | 15:22
SHPËRNDAJE

Ambasada-Amerikane_3

Ambasada amerikane shprehet se është lajm i mirë fakti që në Shqipëri edhe pse ka qenë një javë e vështirë ajo që lamë pas, uk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. Ndaj ajo thekson se është me rëndësi respektimi i masave që japin rezultat.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se duhet distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.

Ambasada falënderon “punonjësit e vijës së parë që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë Shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetikë, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore – por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë”.

POSTIMI I PLOTE I AMBASADES AMERIKANE

“Ka qenë një javë e vështirë – por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME QË TË RESPEKTOHEN MASAT QË JAPIN REZULTAT: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.
Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë Shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetikë, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore – por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju.

91572730_10157202800245838_4370802820580900864_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura