“Nuk po më lë të jetoj or bir, më ke futur në bagazh të makinës”/ Nëna i drejtohet djalit: Kam punuar te lokali jot, pse thua që…

| 20:04
SHPËRNDAJE
 

Një grua nga fshati Shëngjin i Shëngjergjit akuzon djalin e saj se nuk e lejon të jetojë, ndërsa thotë se e ka futur në bagazh të makinës.

nona

Në seancën e ndërmjetësit “Shihemi në Gjyq” ajo thotë se ka humbur vajzën e saj në moshë 30 vjeçare. Dëshira e saj më e madhe është të jetojë në Tiranë, por djali dhe bashkëshorti i saj e kanë lëshuar shtëpinë me qira.

Në vitin 2002 ajo dhe familja e saj ndërtuan një shtëpi në Tiranë. Trëndafilja mban kujtime të dhimbshme nga fshati dhe nuk dëshiron të kthehet atje, ndërsa bashkëshorti dhe djali i kanë kërkuar që të kthehet në fshat.

Ajo është detyruar të marrë një shtëpi me qira, ku nuk ka mundësi as ta paguaj. Një arsye e fortë që e bën të qëndrojë në Tiranë është edhe fakti që vajza e saj është varrosur aty.

Trëndaflija: Ti nuk më ke lënë të jetoj mor bir, ti më ke future në bagazh të makinës në 5 të mëngjesit kohën e koronavirusit.

Djali: Pse të të lija në rrugë?

Trëndafilja: Pse në rrugë, nëna ka 18 vite këtu, shkojmë pyesim lagjen e Shkozës aty ku kam jetuar.

Djali: Hajde jeto me ne.

Trëndafilja: Biri i nënës nuk më ke lënë të jetoj e lumtur or bir. Pak halle ka nëna, ti nuk e ke patur mendjen tek motra që vdiq, por të hidhje shtëpinë. Kemi qe në 2002 që jemi në Tiranë. Nëna ka punuar tek lokali jot tek Bryli 5 vite, pse thua që nëna më ka ndarë që në moshë 15 vjeç.

Djali i trëndafiles nuk pranon në mënyrë kategorike që të lejë të ëmën në Tiranë dhe të t’i lëshojë një dhomë në vilën që kanë. Ai zotohet që të shlyejë borxhin e të ëmës që ka ndaj zonjës Zana dhe të marrë në fshat të ëmën, por një gjë të tillë Trëndafilja nuk e pranon. Djali mbylli telefonatën me Eni Çobanin me një vendim shumë të prerë nga ana e tij.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU