Nuk plotësonin kriteret për të hyrë në Shqipëri, arrestohen dy turq në Rinas, tentuan të…

Jul 7, 2020 | 19:53
SHPËRNDAJE

Dy shtetas turq janë arrestuar ditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, pasi tentuan të futeshin në Shqipëri, por nuk plotësonin kriteret.

Ato u ndaluan nga policia pas kontrollit, por tentuan të vijonin lëvizjen me dhunë.

Aeroporti i Rinasit, mbyllja koronavirusi (1)

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale ”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ”Goditje për shkak të detyrës”.

Njoftimi i plotë:

Rinas

Policia Kufitare arreston 2 shtetas të huaj, për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë.

Më datë 06.07.2020, në PKK Rinas, nga shërbimet e Policisë Kufitare u arrestuan në flagrancë dy shtetas të huaj, H. Z., 35 vjeç dhe A. Ç., 29 vjeç, të dy lindur dhe banues në Turqi.

Këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë kontrolloret e Policisë Kufitare gjatë intervistimit, pasi nuk plotësonin kriteret për të hyrë në Shqipëri dhe më pas kanë tentuar të vijonin lëvizjen me dhunë.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale ”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ”Goditje për shkak të detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura