Nuk performoi në “Sunny Hill”, Dua Lipa rikthehet në Tiranë! Koncert më 28 nëntor, ylli i popit mesazh shqiptarëve: Mezi pres me ju pa

Nov 15, 2022 | 16:43
SHPËRNDAJE

Ashtu siç ishte njoftuar edhe më parë, Dua Lipa do të zhvillojë një koncert në Tiranë.

Këngëtarja me famë botërore ka zgjedhur 28 nëntorin, festën e Pavarësisë për të organizuar koncertin e fundit të turit të albumit të saj “Future Nostalgia”.

“Mezi pres me ju pa në 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”, thekson Dua Lipa në një videomesazh në Instagram.

Kujtojmë se në muajin gusht, Dua Lipa zhvilloi në Tiranë festivalin e “Sunny Hill” që bëri bashkë artistë vendas dhe të huaj.

Vetë Dua Lipa nuk performoi, për arsye që nuk dihen. Më pas u bë e ditur se Dua Lipa do të vijë me një koncert tjetër në muajin nëntor.

Koncerti i Dua Lipës përkon dhe me Kryeqytetin Europian të Rinisë ku janë zhvilluar mbi 1 mijë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.

Vetëm pak ditë më parë, Tirana u shpall fituese për vitin 2023 edhe si “kryeqyteti europian i sportit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura