“Nuk pati vend për ndonjë zv/ministër nga veriu?” Shikoni si i përgjigjet me ironi Rama qytetares

Oct 10, 2017 | 9:18
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, ka prezantuar emrat e 33 zëvendësministrave të rinj, duke plotësuar kështu kabinetin për këtë mandat të dytë.

Por zhvillimet e fundit në qeveri, kanë qenë në vëmendje të qytetarëve. Tashmë është e ditur se çdo aktivitet që bën Rama e poston në faqen e tij në “Facebook”. Kështu një qytetare i ka shkruar Ramës lidhur me faktin se pse nuk ka futur në qeveri zëvendësministra që janë me origjinë nga Veriu i Shqipërisë.

“Nuk pati vend per ndonje minister a zv minister nga veriu?!”, shkruan komentuesja. Ndërkohë, në linjën e humorit ka qenë përgjigja e kreut të qeverisë, i cili duke i dhënë përgjigje komentueses, tregon se nga janë disa prej ministrat apo zv/ministrat e rinj.

komenti

“Lezha Veri eshte apo Jug? po Shkodra cfare eshte Jug apo Veri? Po Prishtina dhe Prizreni ku bien, ne veri ne jug apo ne Shqiperine e mesme?!?”, shkruan Rama

Rama i prerë me kryebashkiakët: Nuk është sëmundje demokratësh por…

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të këtë numër të lartë punonjësish nëpër bashki. Nga Lezha Rama i është përgjigjur kreut të bashkisë së Lezhës  në lidhje me rritjen e numrit të punonjësve.

“Kam një vërejtje dhe nuk është vetëm kreun e bashkisë së Lezhës, por për të gjithë kryebashkiakët duke qenë se shumica janë të PS. Lidhet më një fakt që ka të bëjë me ndryshimin që ka sjellë reforma administrativo- territoriale.

Është e papranueshme që të kemi rritje të numrit të punonjësve. Është një rast tipik i cili karakterizon shumë bashki dhe në qarkun e Lezhës do doja shumë që ta bëja këtë kritikë edhe për Mirditën dhe Kurbinin. Por në Lezhë kemi një rritje më të madhe të punonjësve me rreth 80 % më shumë se kur ishin dhe komunat veç. Kjo nuk është një sëmundje demokratesh për të punësuar njerëz, por e të gjithëve. Është e pakuptimtë.

Ne po punojmë për një formulë të re me Ministrisë e Financave që do jetë transparente dhe nuk do financojmë bashkitë që nuk i rrinë strikt raporteve të shpenzimeve. Kemi parë sot me ministrin e financave edhe me keq. Me shpenzimet e tepërta të portit të Durrësit”- tha Rama.

LIVE/ Rama nga Lezha: Kjo është arsyeja pse e futëm biznesin e vogël në skemën e TVSH

 

Kryeministri  Edi Rama zgjodhi nga Lezha, ka nisur konsultimet me qytetarët buxhetin e vitit 2018. Nga atje Rama është shprehur se do të çojë deri në fund reformën kundër informalitetit, Rama u ndal edhe tek projektet reale për këtë qark.

Ndërsa ka renditur dhe arsyen se pse është përfshirë në TVSH dhe biznesi i vogël.

 “Ne duam që TVSH të mos përfundojë në xhepat e një grushti të pasurish. Përpiqemi të bëjmë politika të drejta. Biznesi i vogël e ka taksën zero, do ta ketë zero deri në një kufi të caktuar. Mosdhënia dhe mos marrja e faturës së TVSH është arsyeja pse i bëmë pjesë të skemës. Rezulton se ka disa biznese që deklarohen si të vegjël e qahen si të vegjël por që nuk janë të tillë. Limitin 15% e kanë kompanitë e mëdha, aq do ta kenë”,- sqaroi Rama.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura