Nuk ndalen dasmat, mbyllen për 6 muaj dy lokale. Pas gjobave, ata u gjetën sërish duke…

Aug 14, 2020 | 13:11
SHPËRNDAJE

Policia e Qarkut Durrës ka ndëshkuar me gjobë 1 milion lekë, 3 pronarë subjektesh dhe i ka mbyllur aktivitetin për një periudhë 6-mujore, 2 prej tyre, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

martese dasme cift

Në Fushë Krujë, strukturat e Policisë kanë evidentuar subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili në mënyrë të përsëritur organizonte dasma.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Gjithashtu ky subjekt është ndëshkuar dhe nga ISHP.

Për subjektin me pronar shtetasin D. Q., në Katund të Ri, shërbimet e Policisë kanë vendosur 2 herë masë administrative 1.000.000 lekë, si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi në mënyrë të përsëritur ka organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin në lagjen nr.15, Spitallë, Durrës, me pronar shtetasin S. P., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura