“Nuk munda me të dalë zot”- Preç Zogaj humb të vëllain, ishte prej muajsh i sëmurë! Ja mesazhi prekës i analistit

Apr 21, 2021 | 13:48
SHPËRNDAJE

Për analistin Preç Zogaj sot është një ditë zie, pasi ka humbur vëllain e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zogaj në një postim në Facebook, i cili thotë se vëllai i tij u nda nga jetë nga një sëmundje e rëndë.

prec zogaj vellai

Analisti Zogaj shprehet se do ta kujtojë gjithmonë me buzëqeshjen e fundit që mbante në fytyrë.

“Si vella i madh  jam thirrur  qysh i vogel  prej jetes sone  me te dale zot. Kesaj radhe  u munda.

Te pashe duke vuajtur  per muaj  me radhe,  por do te te kujtoj veten me buzeqeshjen e fundit drejtuar Aurores  qe te “”kerkonte  llogari”: Pse nuk flet?

Te qofte i  lehte dheu, Luigj.

Lamtumira e fundit neser ne oren 14.00  ne Manati, Lezhe”, shkruan Zogaj në Facebook, teksa ka publikuar edhe foton e të vëllait.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura