“Nuk mund t’ju ushqej iluzione”, Rama-qytetarëve: Kjo luftë nuk erdhi që njerëzit të hanë e të pinë në shtëpi dhe të kërkojnë fitime si më parë

Mar 19, 2020 | 19:15
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët ka forcuar thirrjen që ata të qëndrojnë në shtëpi, sepse koronavirusi është e vetmja luftë ku bota është kapur në befasi dhe pa “armatë”.

rama

Rama i bëri thirrje qytetarëve që kjo luftë nuk erdhi tek njerëzimi që të rrinë në shtëpi, të hanë e të pinë dhe të kërkojnë fitime, pas të shpërbjlehen njësoj sikurse do fitonin.

Shtete u kapën të gjithë gafil të paditur nën agresionin e një virusi të panjohur. Si Shqiperia-Amerika, Kosova-Gjermania gjenden ne te njëjten anije ne det te hapur dhe kanë nje arme rezistencen e popullit te tyre. Nje arme me ka vetem nje fishek imunitetin popullor.

Kjo eshte e para lufte ku  kazerma e ushtrise eshte shtepia dhe cdo ushtar duhet te mbyllet ne shtëpi. Kjo është një luftë botërore ku secili është më vete dhe zoti është i vetmi që mbetet për të gjithë. Në këtë luftë kemi vetem njeri tjetrin.

Ne Shqipëria, qeveria unë që jam në krye të kësaj pune ne këtë kohë të mallkuar jemi të dobët sa të gjithë. 

Nuk e dimë kur do të vijë dita e clirimit, por të gjithë e dinë se nuk do vijë as javën tjetër as pas dy javësh. Ju dua shumë dhe ju ndjej si njerëzit e shtpisë sime por mos me kërkoi t’ju shes iluzione.

Shtrëngoni dhëmbët kur shpirti iu dhemb për të dalë dhe ndajeni mendjen që kjo luftë nuk i ka dhënë askujt lejen për të ndenjur në shtëpi, të hani të pini dhe të merrni njësoj sikur të ishit në punë”, tha Rama.

Më tej kryeministri Rama i bëri thirrje qytetarëve që të mos mbushin rrugët dhe të mos grumbullohen në orarët që janë caktuar për të dalë nga shtëp;ia, për të mirën e shëndetit të tyre dhe të familjes.

“Sot është koha për të kursyer gjithçka mundemi për ta fituar këtë luftë. Nuk shkon që kjo sakrificë që kemi nisur dhe këto kufizime ti hedhim në plehra vetëm sepse nuk presim dot radhën në supermarket.

Më thoni çfarë duhet të bëjmë ne. Çfarë ka të vështirë të kuptojmë që nuk duhet thyer distanca e sigurisë. Policia nuk është si koronavirusi dhe nuk mund të kapë çdo shkelës. Kjo nuk është koha për sherre, por për sensibilizim.

Besoj që ne e kemi në dorë fatin duke mos hequr dorë asnjë çast nga resiztenca dhe mund të dalim nga lufta pa lum të vdekurish si Italia, mike. Ta bëjmë deri në fund këtë luftë për fëmijët tanë dhe gjyshërit e tyre. Sepse nuk do të na e falë historia që mos ta kalojmë një luftë për zakonet dhe fajet tona”, tha Kryeministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura