‘Nuk mund të qëndronim spektatorë’, Rama tregon arsyen e marrjes së 20 emigrantëve: Politika e BE impotente

Aug 27, 2018 | 13:03
SHPËRNDAJE

Në përfundim të takimit informal në Durrës me kryeministrave të Ballkanit është zhvilluar dhe një konferencë për shtyp.

Në këtë konferencë Rama u pyet për marrjen e 20 emigrantëve nga Eritrea,  dhe në përgjigjen e tij tha se nuk ka asgjë të fshehtë, por është vetëm një gjest human.

rama

Pyetja dhe përgjigja

Ju u prononcuar në mediat e huaja për gatishmërinë për marrjen e emigrantëve në Itali. Sa mendoni ju që ky vendim do të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?

Nuk e kemi bërë këtë mbi këto qoftë. Ne e kemi bërë këtë për të mos ndenjur spektator në një shfaqe dhimbje dhe turpi. Nuk mund të shikonim njerëz që kishin ardhur nga feri, qëndronin të burgosur nga impotenca e politikës, rajonale pse jo dhe evropaine. Ne bërë aq sa mundëm, është rasti për të kujtuar se Ballkani në krizën e 2015, atë që duhet të bënte e gjithë Evropa. Vendi ynë nuk ka asnjë qëllim të fshehtë, por është në botën mediatike për të rrëmuar në gjëra të fshehta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura