Nuk mund të luajë ndaj Barçës, shpërthen Ronaldo: Testi i koronaviursit është një broçkull e madhe

Oct 28, 2020 | 15:19
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo nuk do të mund të luajë ditën e sotme në supersfidën me Barcelonën, teksa shkak për këtë është bërë infektimi i tij me Koronavirus.

Ronaldo

Portugezi është i detyruar ta shikojë ndeshjen nga TV, ndonëse kundër dëshirës së tij. Këtë e shfaq hapur portugezi, në “Instagram”, ku shkruan: “Ndihem mirë dhe i shëndetshëm. Forca Juve”, teksa në një koment më poshtë shkruan: “Testi i Koronavirusit është një broçkull e madhe.”

Ronaldo ka humbur mundësinë për të luajtur me rivalin e tij, Leo Mesi, përballë të cilit nuk luan që nga koha kur ishte pjesë e Realit të Madridit.

Cristiano.Ronaldo.post.Instagram.covid.750x450

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura