“Nuk mund të ketë më vija të kuqe”, nënkryetari i PD nxjerr fotot e protestave masive të opozitës dhe paralajmëron…

Jul 11, 2020 | 10:32
SHPËRNDAJE

Nje dite pasi kryeministri Rama njoftoi vendimin e PS-se per hapjen e listave dhe rrezimin e koalicioneve, nderkohe qe kryedemokrati Basha, tha se ne kete menyre eshte prishur marreveshja e 5 qershorit per Reformen Zgjedhore, vjen reagimi i nenkryetarit te PD-se.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Edi Paloka, teksa poston nje galeri me foto nga protestat e medha e masive te opozites kunder qeverise dhe Rames, shkruan se pas kesaj qe ndodhi, nuk mund te kete me vija te kuqe.

“Tani qe Rama po kerkon te kaloje cdo kufij vetem per te mbrojtur pasurine dhe pushtetin e tij personal, nuk mund te kete me “vija te kuqe” qe ta ndalin popullin te marre ne dore fatet e tij… Kjo eshte e qarte sot per kedo, shqiptare apo nderkombetare!”- shkruan Paloka ne postimin e tij.

1 2 3 4 5 6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura