“Nuk mund të eksitohem”/ 27-vjeçari flet për jetën intime me bashkëshorten e tij: Kam frikë se…

Oct 16, 2021 | 0:23
SHPËRNDAJE

Martesa ime po shkatërrohet, sepse nuk mund të eksitohem”, kështu e nis rrëfimin e tij për “Dear Deidre” të “The Sun” një 27-vjeçar. Nuk ka më shumë se një muaj që ai dhe partnerja e tij e kurorëzuan dashurinë me martesë.

tradhti

Mirëpo, tashmë që janë burrë e grua, ai po përjeton një problem të madh. Sa herë që tenton të kryejë marrëdhënie seksuale me partneren, nuk mund të eksitohet apo të përfshihet. Ja rrëfimi i plotë:

U martuam vetëm një muaj më parë dhe kjo gjë po më streson shumë. Ajo është shumë e dhënë pas seksit dhe unë jam i etur për ta kënaqur atë. Mund të mendoni se si dy të sapomartuar, seksi nuk mungon, por në fakt nukë shtë kështu. Natë pas nate unë vazhdoj ta zhgënjej atë.

Jam 27 vjeç, ndërsa ajo është 25 vjeç. E dua shumë dhe kam dëshirë që ta kënaq edhe seksualisht. Por, nuk e di pse nuk mund të eksitohem. Jam shumë i stresuar dhe kam frikë se gruaja do të mërzitet me mua dhe do të më lërë. Ajo nuk ka thënë ende asgjë, por e di që ndihet e zhgënjyer. Nuk di çfarë të bëj.”.

“Dear Deidre” thotë:

Ndoshta problemi juaj është besimi. Po ushtroni shumë presion te vetja dhe keni frikë se mos dështoni. Kjo mund të ndikojë tek mënyra se si trupi juaj reagon.

Mos u fokusoni tek seksi për një periudhë kohe dhe përqendrohuni tek puthjet, përqafimet, prekjet apo përkëdheljet. Më pas tentoni përsëri.”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura