“Nuk mund ta përshkruaj sesa …”- Arilena Ara flet pas anulimit të Eurovision: Qëndroni në shtëpi dhe të sigurtë

Mar 19, 2020 | 11:02
SHPËRNDAJE

 

Eurovision mori dje vendimin për të anuluar festivalin më të madh të muzikës mes krizës që ka përfshirë botën nga frika e përhapjes së koronavirusit.

arilena ara

Këtë vit Shqipërinë në Eurovision do e përfaqësonte Arilena Ara.

Këngëtarja punoi shumë për të sjellë versionin në anglisht të këngës së saj “Shaj”. Menjëherë pas mbarimit të Festivalit të RTSH, ajo udhëtoi drejt SHBA dhe punoi në një studoi në LA për të realiuzuar “Fall from the Sky”, e cila është publikuar vetëm në audio.

Por Eurovision2020 është anuluar dhe këngëtarja Arilena Ara reagoi duke thënë se shëndeti është mbi gjithçka, ndërsa u kërkoi ndjekësve të saj të qëndrojnë në shtëpi dhe të sigurtë.

Ajo gjithashtu publikoi një video të shkurtër nga momenti që punonte në studoi në LA duke u shprehur: “Këto janë disa sekonda të shkëputura nga një muaj intesiv në Los Angeles ndërsa punoja për “Fall from the Sky”. Nuk mund ta përshkruaj sesa krenare, mirënjohse dhe e lumtur jam për çdo moment, jo vetëm unë por secili prej nesh që ka punuar me këtë këngë. Ky është përkufizimi i lumturisë. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj!

Ju e bëni çdo përpjekje të ketë vlerë! Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti juaj. Ju lutemi, qëndroni në shtëpi! Qëndroni të sigurt. Ju dërgoj gjithë dashurinë time. Zoti e bekoftë secilin prej jush.”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura