Nuk mori një ftesë për në dasmën, nëna e Britney Spears reagon sërish: Unë thjesht dua që…

Jun 25, 2022 | 17:16
SHPËRNDAJE

Dy javë më parë, Britney Spears i tha “po” Sam Asghari në një ceremoni intime.

Ndonëse të pranishëm ishin shumë personazhe të njohur, nëna, babai dhe motra e saj, Jamie Lynn, nuk morën pjesë në dasëm.

Së fundmi, në një video të siguruar nga “Page Six”, një fotograf kapi Lynne duke lënë aeroportin e Los Angeles dhe pyeti se si po ndihej pasi nuk u ftua në dasmën e vajzës. Lynne Spears u shpreh se ajo thjesht dëshiron që vajza e saj, Britney, të jetë ‘e lumtur’.

“Unë thjesht dua që ajo të jetë e lumtur”, u përgjigj Lynne, ndërsa ajo ecte drejt parkingut.

Ju kujtojmë që nëna e Britney Spears e ka uruar yllin e popit për martesën e saj me Sam Asghari, menjëherë pas dasmës pavarësisht se nuk mori një ftesë. “Ti dukesh rrezatuese dhe kaq e lumtur!” komentoi Lynne Spears në postimin e Britney në Instagram teksa këngëtarja shfaqi foto nga ceremonia në shtëpinë e saj në Thousand Oaks, Kaliforni.

“Dasma juaj ishte një dasmë e ëndrrave! Dhe ta kesh atë në shtëpinë tënde e bën kaq sentimentale dhe të veçantë!” tha Lynne. “Jam shumë e lumtur për ty! Të dua!”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura