“Nuk më pëlqen që pësuam gol të shpejtë”, Pioli nuk shmang batutat pas fitores: Çuditem që Bob Sinkler nuk njeh korin tim

Aug 13, 2022 | 21:57
SHPËRNDAJE

“Nuk më pëlqen fakti që opësuam gol pas pak mohe, siç ndodhi në Viçenca”. Kështu e ka filluar Stefano Pioli prononcimin e tij pas ndeshjes që Milani fitoi me shifrat 4-2 ndaj Udinezes në javën e parë të Serisë A. Ai i referohej golit të pësuar që në minutën e dytë nga ekipi i tij në këtë duel.

pioli

“Duhet të fillojmë më mirë ndeshjet. Kemi bërë një gjysmë ore futboll të madh, teknikisht mund të bëjmë më mirë por marrim me vete gjerat pozitive.

 Rebiç? Ai është një lojtar shumë i fortë. E ka nisur në mënyrën më të mirë, jam i lumtur nga paraqitja e tij. Puna që bën për skuadrën, pa top apo në daljen nga mbulimi, përtej golave të shënuar, është mbresëlënëse. Brahim Diaz, për rolin që mbulon në fushë, i kërkojmë të jetë i pranishëm në zonë dhe efikas në asiste. Kemi luajtur disa herë topin me lehtësi, duhet të përmirësohemi në këtë pikë, por sa i përket dëshirës dhe besimit të cilësitë tona, skuadra bëri një hap para”, tha trajneri i kuqezinjve.

Ndërkohë, ai u ngacmua edhe me videon ku DJ i famshëm Bob Sinkler nuk njihte korin “Pioli is on fire” që tifozët i kanë kushtuar atij. “Jam i çuditur që nuk e njihte. Bëj shaka, sigurisht. Tifozët tanë janë fantastikë, me entuziazmin e tyre na japin edhe më shumë forcë dhe energji. Kori është gjithmonë emocionues, shpresojmë që të vazhdojë për një kohë të gjatë”, tha Piloli para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura