“Nuk më merr malli për Parlamentin”, ja si e kalon kohën ish-nënkryetarja e Kuvendit

Nov 19, 2018 | 15:36
SHPËRNDAJE

Largimi nga politika më shumë se një vit më parë ka bërë që Valentina Leskaj të ketë më shumë kohë për t’ju përkushtuar vetes dhe familjes së saj. Pasionin për natyrën, pamjen fantastike që të fal gjelbërimi, aty ku shpirti dhe mendja të gjejnë qetësi, tashmë duket se ish-deputetja po e shijon më së miri, sic duket nga kjo foto që po publikojmë më poshtë.

Valentina Leskaj

Ish-nënkryetarja e Kuvendit, duket në një lokal, prej të cilit po sodit pamjen mahnitëse që të dhuron natyra tani në vjeshtë. Me vështrimin hedhur tutje, zonja që mbajti katër mandate e zgjedhur si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, duket e relaksuar nën hijen e pemëve, veshur me një këmishë të bardhë, ngjyrë e cila fal gjithashtu qetësi dhe është simbol i thjeshtësisë.

Valentina Leskaj

Valentina Leskaj, hoqi dorë nga politika, pasi vendosi të qëndrojë jashtë listës së kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet e qershorit 2017.

Velntina leskaj1

Por edhe pse jo në Kuvend, zonja Leskaj nuk i është shmangur komenteve për situatën aktuale politike. Pak ditë më parë, ish nënkryetarja e Kuvendit, në media u shpreh se nuk e merr malli për Parlamentin, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën është katandisur.

Valentina Leskaj
Valentina Leskaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura