“Nuk më ka interesuar të shoh ndeshje të tjera”, Mirel Josa: Kupa? Të fitojë më i miri…

May 26, 2022 | 21:48
SHPËRNDAJE

Vllaznia mori një fitore të madhe në Kamzë përballë Kastriotit, por që se ndihmoi për të arritur Europën dhe tani shansi i vetëm është nga Kupa. Në një intervistë për “Super Sport”, tekniku i shkodranëve, Mirel Josa, foli për këtë sfidë dhe për finalen që do të luajë me Laçin.

josa

“Nuk më ka interesuar fare të shoh ndeshjet e tjera. Ne vareshim nga ndeshjet e tjera, por më intereson skuadra ime Dua që të shkojmë sa më të konsoliduar, mendërisht, fizikisht dhe taktikisht në finalen e Kupës. Kurrë nuk kam pritur gjë nga skuadrat e tjera. Më intereson fitimi i ndeshjes. Ka probleme për t’u zgjidhur.

Finalja? Kupa do të luhet si një ndeshje futbolli, të fitojë më i miri. Nuk ka fare presion, çfarë presioni mund të ketë? Ne dhe Laçi do të luajmë për të fituar Kupën.

Ekipi? Nuk mendoj për sezonin e ardhshëm, dua që këta lojtarë të jenë në gjendje sa më të mirë. Kemi edhe një betejë tjetër”, deklaroi trajneri i skuadrës shkodrane.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura