“Nuk martohem pa bërë 50 vjeç, të grindem gjithë ditën me gruan…”- Deklarata e qytetarit që u bë virale në rrjet: Njeriu i kulturuar bën pak fëmijë

Jun 25, 2022 | 8:57
SHPËRNDAJE

“Nuk e ndjej akoma të nevojshme të krijoj një familje dhe të grindem me gruan gjithë ditën”.

Kjo është deklarata e bërë nga një qytetar në rubrikën “Box Pop” në Abcnews, e cila është bërë shpejt virale në rrjet.

Sipas këtij qytetari, “mosha e duhur për tu bërë prind është 55 vjeç” dhe të marrë një grua të moshë 25-35 vjeçare.

“Njeriu sa më i kulturuar është aq më pak fëmijë bën. Unë jam 45 vjeç dhe jam akoma beqar. Nuk e ndjej akoma të nevojshme të krijoj një familje dhe të grindem me gruan gjithë ditën. Do martohem mbas moshës 50 vjeç siç bëjnë mbretëritë. Gruan do e doja 25-35 vjeçe, jo më shumë. Ndërsa mosha e duhur për tu bërë prind është 55 vjeç”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura