“Nuk lodhem kurrë së shpenzuari para”/ Arbana Osmani tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me look-n mbrëmë, por ja sa kushtojnë vetëm sandalet e saj

Oct 13, 2021 | 11:32
SHPËRNDAJE

Moderatorja Arbana Osmani ka treguar se veshjet për netët e “Big Brother VIP”, i ka zgjedhur para se spektakli të niste transmetimin. Ajo publikonte video në Instastory me fustane të ndryshme, për të marrë edhe mendimin e ndjekësve në rrjete sociale.

arbana osmani (1)

Mbrëmjen e djeshme, ajo kishte zgjedhur një fustan të shkurtër ngjyrë vjollcë, që kishte një të çarë të vogël në njërën anë. Ai ishte i hapur tek pjesa e dekoltesë dhe kishte mëngë të fryra që arrinin deri tek kyçi i dorës.

arbana osmani (6)

Moderatorja i la flokët e lëshuara, të kthyera në një anë dhe me onde të mëdha. Mirëpo vëmendjen e morën sandalet që ajo kishte zgjedhur për t’i kombinuar me fustanin, që i theksonte edhe belin e vogël.

Në një postim në Instastory, ajo tregoi se sandalet ishin të markës “Alexandre Vauthier”, në versionin ngjyrë rozë. Ato i kanë kushtuar Arbanës plot 1,064 dollarë.

arbana osmani (3)

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory dy ditë më parë, moderatorja zbuloi se gjëja që pëlqen më shumë të bëjë, është të shpenzojë para.

’Nuk lodhet kurrë së shpenzuari para’, do thoshte Edi, por në fakt, më pëlqen shumë të udhëtoj dhe nuk lodhem kurrë nga kjo gjë, që do të thotë shpenzim parash”.

arbana osmani (2) arbana osmani, (3) arbana osmani, (1) arbana osmani, (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura