Themeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka reaguar pas heshtjes së kryeministrit Edi Rama lidhur me rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.
Në një postim në facebook, Abazi thotë se grushi i shtetit që është krijuar në Kosovë nuk rrezikon vetëm qytetarët Kosovarë, por të gjithë rajonin.
Abai i drejtohet kryeministrit Rama duke i thënë se “të flasësh sot kundër grushtit të shtetit në Kosovë nuk është sot vetëm çështje e demokracisë dhe çështje nacionaliste, por edhe çështje e luftës (siç po e quan KM Rama) kundër pandemisë”.
“Nëse je pjesë e asaj pakice shqiptarësh që janë kundër bashkimit, dhe je kundër kushtetutës së Shqipërisë, megjithatë shikoje këtë çështje nga ana e shëndetit publik dhe shëndetit tënd personal, dhe do kuptosh sa e rrezikshme është ajo që po ndodh në Kosovë edhe për shqiptarët e Shqipërisë”, shkruan Abazi ndër të tjera.
Postimi i Abazit:
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al