Nuk kishte ndodhur më parë/ Shembet “fortesa” e Juventusit, Interi arrin statistikën e veçantë në Serinë A

Apr 4, 2022 | 13:09
SHPËRNDAJE

Interi ka arritur të fitojë minimalisht 0-1 mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Allianz” ndaj Juventusit mes polemikave, e vlefshme për javën e 31-të në Serinë A italiane.

INTER

Zikaltërit triumfuan falë golit të turkut, Hakan Çalhanollu me penallti në minutat finale të pjesës së parë.

Sipas faqes së njohur të statistikave “OPTA Paolo”, Interi është skuadra e parë që ka fituar të paktën dy transferta ndaj Juventusit në stadiumin “Allianz” që nga sezoni 2011/2012, vit ku “Zonja e Vjetër” ka luajtur për herë të parë në atë impiant.

Një statistikë e veçantë kjo për ekipin zikaltër ku aktualisht ka rihapur sërish duelin për titull duke u renditur në vendin e tretë me -3 pikë nga Milani i vendit të parë, ku vlen të theksohet fakti se kuqezinjtë e Piolit kanë sonte në mbrëmje sfidën kundër Bolonjës dhe Interi ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar pikërisht ndaj Bolonjës më 27 prill, ndeshje e cila u shty më 6 janar 2022 për shkak të infektimeve masive me COVID-19 te skuadra emiliane.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura