Nëna e 4 fëmijëve i jep fund jetës nga varfëria. Policia: Gruaja vuante edhe nga depresioni

Apr 13, 2015 | 13:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Nëna e 4 fëmijëve var veten në kushtet e varfërisë ekstreme. Gruaja 47 vjeçe u gjet e pajetë, pasi kishte kryer aktin vetëflijues në kasollen e bagëtive mëngjesin e djeshëm. Burimet zyrtare të Policisë bëjnë me dije se viktima është shtetasja me iniciale SH. T., e cila është gjendur e vetëvarur me litar në fshatin Dodovec të komunës Tërpan.

foto ilustruese

Policia tha se gruaja më- sohet t’i ketë dhënë fund jetës në orën 03:50 në kasollen e bagëtive. Sipas bluve, 47-vjeçarja ka dalë nga dhoma e saj me litar në dorë e më pas ka shkuar në kasollen e bagëtive. Për të realizuar aktin, gruaja kishte marrë një stol të vjetër, mbi të cilin kishte hipur për të kryer vetëvrasjen. Aty e kanë gjetur pas disa orësh fëmijët e saj, të cilët e kanë kërkuar me ngulm, por pa mundur ta shpëtonin.

Familjarët thonë se gruaja kishte vite që vuante nga varfëria dhe nuk kishte me çfarë t’i ushqente fëmijët e saj. Kohët e fundit mësohet se ajo vuante edhe nga depresioni, por nuk kurohej, pasi nuk kishte mundësi financiare për mjekim. Familja jeton në një zonë të thellë të komunës, ku vështirësitë janë më të mëdha. 47-vjeçarja është gjendur nga familjarët në orët e para të mëngjesit.

Nga hetimet e kryera në vendngjarje grupi hetimor ka dalë në konkluzionin se gruaja e ka kryer vetëvrasjen në kushtet e depresionit. Sëmundja e ka munduar prej vitesh nënën e 4 fëmijëve, por pa arritur të gjente shërim.

Ndërsa kushtet ekonomike vinin duke u përkeqësuar, edhe gjendja psikologjike e gruas është rënduar. Policia e Beratit është marrë me ngjarjen e ndodhur në zonën e thellë të Tërpanit, duke mbledhur dëshmitë e familjarëve. Me gjithë konkluzionin paraprak se bëhet fjalë për një vetëvrasje në kushtet e depresionit, hetimet po vazhdojnë dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit.

Dilaver Xhelili 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura