Nuk kishin plotësuar objektivat, Rama shkarkon papritur dy Drejtorë Rajonalë të Punësimit

Apr 30, 2018 | 18:31
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot më Drejtorët Rajonal të Punësimit, ku këta të fundit kanë bërë raportimin mujor dhe performancën e tyre në punësime.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, por mësohet se Rama ka shkarkuar dy prej tyre, për mos përmbushje objektivash.

Në një takim të para pak muajve Rama u kishte thënë se nëse ata nuk do të kishin rezultate të larta në punë do të shkarkoheshin dhe kështu ka bërë sot për Drejtorin Rajonal të Punësimit në Elbasan, Oltion Kukunja dhe atë të Delvinës, Skënder Qilimi për performancë të dobët.

ps fushate rama

Në Elbasan ishin punësuar përmes zyrave vetëm 65 persona që nga 110 që ishte objektivi i punësimit për muajin prill. Me 45 punësime me pak se objektivi. Ndërsa drejtori i Punësimit në Delvinë ishte me vetëm tre punësimë nën objektiv, por Rama nuk e ka falur, duke e shkarkuar nga detyra.

Kukësi dhe Pogradeci me realizim 200% të objektivit

Ndërkohë Rama ka inkurajuar drejtorët e Kukësit dhe Pogradecin me realizim 200%. Burimet saktësojnë se më herët Rama ka shkarkuar edhe Drejtoren e Degës së Tiranës dhe në mbledhjen e sotme ka thënë se nuk do të tolerojë askënd që është nën objektiv deri në përmbushjen e objektivit vjetor të 25 mijë punësimeve të reja me ndërmjetësimin e Zyrave të Punës të çelura në 61 bashkitë e vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura