Policia Kufitare në Shëngjin ka bllokuar tre mjete lundruese “Jet ski”, gjatë kontrolleve përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Lezhë.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se policia ka konstatuar në det, në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, 3 mjete lundruese “Jet ski”, të cilat janë shoqëruar për verifikim.
Gjatë verifikimeve, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det dhe drejtimin e mjeteve “Jet ski”.
Tre drejtuesit e mjeteve lundruese u gjobitën me 10.000 dhe 20.000 lekë të rinj, bazuar në ligjin Nr. 127/2020, neni 14, pika 1, si dhe u bënë bllokimet e mjeteve të tyre.