“Nuk kishim kokërr leku”/ Semi rrëfen fëmijërinë e vështirë që ka kaluar: E urrej që njerëzit të më shohin si të dobët!

Nov 25, 2021 | 19:40
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Semi Jaupaj ka treguar dje vështirësitë ekonomike me të cilat familja e saj është përballur kur ajo ishte fëmijë. Teksa po bisedonte në kuzhinë me Antonelën, Semi zbuloi se ka qenë e ëma ajo që e ka mbështetur për të ndjekur pasionin për muzikën.

semi jaupaj

Semi tha se ndonëse nuk kishin “kokërr leku” në shtëpi, nëna e çoi të këndojë në festivalin për fëmijë të organizuar në Shkodër. Ndër të tjera, këngëtarja tha se nuk i ka zbuluar këto detaje më parë, sepse nuk dëshiron që të tjerët ta shikojnë si të dobët.

Mamit tim i është dashur të punojë shumë e vetme. Kur ajo e pa që unë kisha talent për muzikë, nuk ma prishte për asgjë. Pa kokërr leku në shtëpi dhe kur vinte puna për të ik në ndonjë koncert… Mbaj mend që kemi ikur në festivalin e Shkodrës, pa lekë fare…

Kur flas për 65 mijë lekë në atë kohë, kanë qenë tmerr. 65 mijë lekë fustani, 45 mijë lekë këpucët. Njeri që s’donte të ndaheshim ne nga shoqet. Është njeri shumë sakrifikues. ‘S’ka nevojë të dijë që ne nuk kemi, hallet tona, se nuk ka për të ardh njeri me na dhënë’, thonte.

fifi semi jaupaj (2)

E urrej që njerëzve t’u vijë keq, që të më shohin si të dobët, prandaj nuk doja ta tregoja atë gjënë këtu. Nëse kam një gjë, iki qaj dhe kthehem prapë. S’dua të ndikohen. Prandaj thash dje kam lënë ilaçet, se nuk dua që njerëzit të ndikohen. Unë kam qenë keq, s’e ka kuptuar njeri, pavarësisht që mund ta kenë ditur ata jashtë.

Vetëm Donaldi e dinte. Prandaj rrinim afër. Prandaj njerëzit thonin pse rrinë afër këta. Nëse kisha për të thënë diçka, ua thoja dy apo tre njerëzve në shtëpi, jo të gjithëve. Prandaj më vjen inat kur thuhet aleanca, lojë. Mbase perceptohet ashtu jashtë, por realisht është ndryshe fare edhe duhet me e kuptu kur e kam shpjegu një miliard herë”,- tha Semi.

semi jaupaj (1) semi jaupaj, bojken lako (9) semi jaupaj, bojken lako (5) semi jaupaj, bojken lako (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura