“Nuk kisha qarë kaq shumë që kur nëna ime ndërroi jetë…”, Morena Taraku viziton të prekurit nga tërmeti

Dec 4, 2019 | 17:44
SHPËRNDAJE

m1

Këngëtarja e njohur Morena Taraku ka vizituar ditën e djeshme nga afër të prekurit nga tërmeti. Ajo erdhi në Shqipëri për të ofruar ndihmën e saj në këto ditë të vështira për Shqipërinë.

Morena ka vizituar vendet ku janë strehuar ata që ky tërmet i la pa shtëpi si dhe ka bërë një vizitë në spitalin e traumës.

Këngëtarja ka ndarë disa video në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Fillova të qaja dhe nuk mund të pushoja. Nuk kisha qarë kaq shumë qëkur nëna ime ndërroi jetë 15 vite më parë. Duke ju dëgjuar ju dhe të dëgjohem nga ju është bota për mua dhe do t’i mbaj gjithmonë me vete bisedat dhe historitë që ju keni ndarë me mua. Ju mund të më shkruani gjithmonë në ‘Instagram’ ose në e-mail. Mesazhet e mia do të jenë gjithmonë të hapura për ju. Me dashuri Morena”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura