Nuk kanë fund telashet për Interin, Lukaku feston ditëlindjen në fshehtësi me shokët e skuadrës dhe policia…

May 13, 2021 | 10:49
SHPËRNDAJE

Sikur të mos mjaftonte vetëm sherri Lautaro-Konte, tani Interit i është shtuar dhe një çështje “Lukaku”.

LUKAKU

Sulmuesi belg sot mbush 28 vjeç dhe për festën e ditëlindjes së tij ai e ka organizuar në mënyrë tëm fshehtë në një hotel së bashku me tre lojtarë të tjerë zikaltër si Hakimi, Perisiç dhe Eshli Jang.

Pas fitores 3-1 ndaj Romës në stadiumin “Giuseppe Meazza”, katër lojtarët e Interit u transferuan menjëherë në hotel ku në orën 03:00 të mëngjesit janë kapur në flagrancë nga policia.

Në total janë identifikuar 24 persona, midis tyre dhe drejtori i restaruantit dhe hotelit që ka organizuar këtë event. Drejtori dhe të ftuarit do të gjobiten për mos respektim të masave antiCOVID të vendosur nga qeveria italiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura