“Nuk kam pritshmëri tek reforma zgjedhore”- Basha: Është një nga 15 kushtet e BE-së dhe për këtë po…

May 28, 2020 | 21:13
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se reforma zgjedhore është një nga 15 kushtet e Bashkimit Evropian dhe për këtë arsye, opozita po kontribuon për ta përmbushur.

Basha-Lulzim-PD-konference1

I ftuar në “Opinion”, Basha tha se nuk ka pritshmëri nga kjo reformë, pasi ajo nuk çmonton mekanizmin që sjell deputetë kriminelë në Parlament.

“Mos harroni kjo është pjesë e 15 kushte e Bashkimit Evropian dhe është i vetmi kusht ku opozita ka një rol. Nuk kemi ndonjë pritshmëri të madhe tek ajo reformë. Ajo që ka publikuar Bild është maja e ajsbergut të një projekti të tmerrshëm që fillon nga Tirana tek fshati më i largët. E vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe ai e ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet. Garancia ligjore do të kishte një qeveri tranzitore.

Një reformë zgjedhore e vërtetë është ajo që çmontonte mekanizmin që u sjell shqiptarëve në Parlament kriminelë, bedelë. Në ditën kur shqiptarët kanë nevojë për ta, Parlamenti u heq paratë për oligarkët.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura