“Nuk kam pasur në plan të bëhem politikan”- Presidenti Meta tregon kontratën që bëri me PS kur u zgjodh deputet, në moshën 22 vjeçare

Nov 25, 2020 | 16:34
SHPËRNDAJE

Kreu i Shtetit, Ilir Meta i ftuar në “Biseda për tranzicionin”, nën moderimin e Prof.Asoc.Dr. Belina Budini ka folur për vitet kur ka vendosur të futet në politikë.

ilir meta

Në fakt Presidenti thekson se futja në politikë nuk ishte dëshira e tij, por kandidoi për deputet pasi nuk kishte asnjë tjetër kandidat.

Më tej Meta ka treguar se kontrata që kishte bërë me PS-në në atë kohë ishte se do të dilte nga politika, dhe kishte bërë katër herë kërkesë për dalje, gjë e cila nuk i ishte aprovuar.

Presidenti Meta: Nuk kam pasur në plan të bëhem politikan. Qëllimi im ka qenë të ecja me tej në fushën time si ekonomist, si akademik.

Por u futa në politikë sepse atëherë kur unë u zgjodha si deputet, isha deputeti më i ri në atë kohë vetëm 22 vjeç bëra katër herë kërkesë që të dilja nga politika. 

Kjo ishte kontrata që kisha bërë edhe me PS, që do dilja nga politika. Por si i thonë asaj fjale hedh dy lekë sa futesh në valle dhe më pas hidh sa të duash e nuk del dot.

Tek unë gjithmonë ka prevaluar atdhedashuria dhe burimi i tensioneve vjen pasi unë ndjej që kërcënohen interesat kombëtare, interesat publike.

Gjatë pandemisë Presidenti bëri çdo gjë për të qetësuar situatën.

Ndodhi që kur u krijua ideja se po ngrohet koha dhe situata po përmirësohet, u hodh në erë Teatri Kombëtar.

Ka një vullnet për të krijuar një konflikt artificial për të kapur më tej institucionet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura