“Nuk kam pasur lidhje me Uandën”, Brozoviç sqaron situatën me Ikardin dhe modelen argjentinase në gjyqin për shpifje

May 26, 2022 | 21:49
SHPËRNDAJE

Në gjyqin në të cilin Fabricio Korona dhe revista e tij akuzohen për shpifje, pas publikimit të lajmit se Marselo Brozoviç dhe Vanda Nara, bashkëshortja e Mauro Ikardit, ishin në një lidhje dashurie, në kohën kur ky i fundit ishte pjesë e Interit në 2019- ën, ka qenë radha e kroatit për të dëshmuar në gjykatë.

7656757

“Nuk kam pasur asnjë lidhje sentimentale me Vanda Narën në asnjë moment të jetës sime dhe as pasi doli lajmi nuk pata probleme me Ikardin, me të cilin nuk jemi grindur, por pata probleme me gruan dhe familjen time”, deklaroi Brozoviç në seancën në të cilën ishte i pranishëm edhe Korona, që para se t’i kërkonte falje 29- vjeçarit u shpreh:

“Nuk ishte revista ime që e publikoi e para këtë lajm. Ishte diçka që përflitej prej kohësh në ambientet futbollistike, e diskutonin të gjithë, edhe tifozët në tribuna.”, tha Brozoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura