“Nuk kam dashur kurrë një marrëdhënie në distancë”/ Jonida Vokshi rrëfen vështirësitë e lidhjes me Besnik Krapin: Ja kur e kuptova që isha dashuruar

Oct 27, 2021 | 22:07
SHPËRNDAJE

Aktorja Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre dhe sot janë edhe prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Emi.

jonida vokshi besnik krapi emi (5)

Teksa ishte e ftuar mbrëmë në “natën me Aulonën”, Jonida tregoi se fillimet e lidhjes me Besnikun nuk kanë qenë aspak të lehta dhe se shumë shpesh qante për shkak të largësisë, pasi ajo punonte dhe jetonte në Tiranë, ndërsa partneri i saj në Prishtinë.

Kam qarë në sy të Besnikut, nuk e kam problem. Kam qarë kur jemi zënë nga nervat, kur kemi pasur ulje-ngritjet tona, se ne e kemi nisur marrëdhënien në distancë. Ende vazhdon, por tani është ndryshe se jemi në pjesën më të madhe të kohës bashkë. Në fillim nuk ka qenë e lehtë dhe më dukej sikur po humbte ajo që kishim filluar dhe që ishim përpjekur ta mbanim. Qaja se më merrte malli.

jonida vokshi besnik krapi

Kam menduar gjithmonë që kurrë në jetën time nuk do marr përsipër apo nuk do i futem një marrëdhënieje në distancë. Kurrë mos thuaj kurrë! Ka pasur vështirësitë e veta, por edhe të bukurat e veta. Se kur kalonte kjo pjesa e zënkave, apo ‘a do vish ti, apo të vij unë, apo ku do jetojmë?’…

Pastaj ajo pjesa kur takoheshim dhe ia bënim surprizë njëri-tjetrit, bënim gjithë atë rrugë… kur distanca dhe malli kishin bërë të vetën… nuk kishte të paguar ai momenti kur takoheshim. Por sigurisht ka pasur shumë vështirësi.

jonida vokshi3

Sado përpiqeshim dhe mendonim që dikush nga ne duhet të sakrifikonte për një periudhë kohe dhe tjetri për një periudhë tjetër, kemi një profesion që ka lidhje me artin dhe kemi krijuar atë figurën tonë…unë në Tiranë, Besniku në Prishtinë…

Mendoj që nëse nuk ndihesha e plotësuar me veten tënde, është e kotë që një marrëdhënie të funksionojë se do jesh gjithmonë me kokën mbrapa. E kemi mbajt këtë marrëdhënie me zor, duke ruajtur edhe punët tona, sepse donim shumë që të ishim me njëri-tjetrin”,- tha ajo.

jonida vokshi (8)

Jonida tregoi gjithashtu se pëlqimi mes  saj dhe Besnikut nuk kishte lindur që në fillim kur ishin parë, por pas një farë kohe. Ata punonin bashkë, por kishin miq të ndryshëm dhe shpesh nuk bisedonin fare me njëri-tjetrin.

Besnikun në fillim e kam njohur si koleg dhe asnjërit s’na shkonte në mendje… As shoqëri nuk kishim atëherë. Unë kisha miqtë e mi, ai të vetët. Ashtu ndodhi në një moment nisa ta shihja si personin që i kishte ato karakteristikat që doja që një mashkull t’i kishte.

jonida vokshi (6)

S’ma ka cënuar kurrë lirinë. E pashë veten të dashuruar çmendurisht me Besnikun. Ai e hodhi hapin e parë. Bëmë një foto dhe më kërkoi numrin të ma dërgonte. Këtu nisën ngacmimet.

S’më bënte komplimente, thjesht më çonte foto që më bënin të qeshja. E kuptova kur kemi qenë në pushim të xhirimeve dhe i thotë Olta Boka ‘ma puth shpirtin’. Ma tregoi dhe i thash ‘ok’. Edhe ndejti, i thash ‘E pse s’po më puth?’. U skuq içik. Nuk më puthi se ngeli. Pastaj vazhdoi historia,”- përfundoi aktorja.

jonida vokshi (3) jonida vokshi ermal mamaqi elvana gjata (6) jonida vokshi ermal mamaqi elvana gjata (5) jonida vokshi ermal mamaqi elvana gjata (4) jonida vokshi ermal mamaqi elvana gjata (1) jonida vokshi ermal mamaqi elvana gjata (2) jonida vokshi besnik krapi emi (11) jonida vokshi besnik krapi emi (4) jonida vokshi besnik krapi emi (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura