“Nuk kam bërë krime lufte”- Hashim Thaçi i drejtohet popullit të Kosovës pas aktakuzave ndaj tij: Drejtësia ndërkombëtare me dy standarde

Jun 29, 2020 | 20:11
SHPËRNDAJE

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një fjalim drejtuar qytetarëve të Kosovës pas ngritjes së aktakuzave nga prokuroria e Gjykatës Speciale, tha se nuk ka bërë krime lufte.

thaci

“Gabime në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë. Edhe po të kthehesha në periudhën e Millosheviçit do t’i përgjigjesha plumbit armik me plumbin e etjes për liri dhe duke mos i hyr kurrë në hak asnjë qytetari serb apo shqiptar”, u shpreh ai.

Ai akuzoi drejtësinë ndërkombëtare se vepron me dy standarde. “Do të isha i lumtur që drejtësia ndërkombëtare të kishte standarde të njëjta me Kosovën dhe Serbinë. Ja ku jemi sot, Serbia ecën me përmbushjen e negociatave për anëtarësim, ndërsa Kosova nuk ka liberalizimin e vizave”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura