“Nuk kam asnjë arsye për të jetuar”, nëna vret veten pasi gjeti djalin të varur në shtëpi

Jan 10, 2020 | 15:07
SHPËRNDAJE

Një nënë ka vrarë veten katër muaj pasi gjeti djalin e saj të varur në banesën e tyre.

Helene Beauchamp u tha miqve të saj se nuk kishte asnjë arsye për të jetuar pas vetëvrasjes së djalit të saj James.

46-vjeçarja kishte tentuar edhe më parë të vriste veten. si në funeralin e djalit të saj duke pirë mbidozë ilaçesh me alkool, por mbijetoi.

Ajo u dërgua dy herë në spital psikiatrik.

Pas pak kohësh, nëna piu sërish mbidozë. Menjëherë u shtrua nga mjekët në spitalin e Basingstoke, ku vdiq 5 ditë më vonë.

Helene punonte në një televizion për 20 vite dhe i pëlqente baleti e udhëtimet.

Ndërsa djali i saj 16-vjeçar ishte balerin dhe performoi në Her Majesty’s Theatre në Nutcracker dhe në West End në Londër.

Detajet e tragjedisë që përfshinë nënë e bir u zbuluan pas hetimit gjyqësor në Winchester.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura