“Nuk ka vend në Mbretërinë e Bashkuar”/ Arrestohet dhe dëbohet trafikanti shqiptar i qenieve njerëzore, i dënuar disa herë në Angli dhe Belgjikë (FOTO+EMRI)

Nov 28, 2021 | 18:07
SHPËRNDAJE

Autoritetet britanike kanë arrestuar dhe më pas  dëbuar një 39-vjeçar shqiptar, i cili ka qenë i dënuar për trafik të qenieve njerëzore. Mediat bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Hazir Lala, i cili banonte në Walthamstow.

Hazir-Lala-web
Hazir Lala

Ai u arrestua, u mbajt në paraburgim dhe më pas u dorëzua në Përputhshmërinë dhe Zbatimin e Emigracionit për dëbim.

Lala ka një listë të gjatë të dënimeve të mëparshme.

Në prill të vitit 2016 ai u dënua për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, drejtimin e mjetit pa siguracion dhe posedim të dokumenteve të falsifikuara. Atij iu hoq e drejta për të drejtuar mjetin për 15 muaj dhe u dënua me 6 muaj burg.

Më 4 shtator 2019 ai u arrestua sërish në Britaninë e Madhe, duke u akuzuar për krim të organizuar të emigracionit të kryer në Belgjikë.

Ndaj tij u urdhërua ekstradimi në Belgjikë në vitin 2020 ku u dënua për trafikim njerëzor dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

39-vjeçari shqiptar u dënua me pesë vjet burg, por dënimi u pezullua. Lala u kthye në Mbretërinë e Bashkuar dhe u arrestua përsëri. Më 19 gusht 2020 ai u dëbua në Shqipëri, por përsëri u rikthye në Angli. Për të disatën herë shqiptari u arrestua në muajin korrik.

Kreu rajonal i hetimeve tha se për shqiptarin nuk ka më vend në Britani.

“Hazir Lala është një trafikant i dënuar njerëzor dhe nuk ka vend në MB, prania e tij këtu paraqiste një rrezik të papranueshëm për publikun. Trajtimi i krimit të organizuar të imigracionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore është një prioritet për agjencinë”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura