Nuk ka të ndalur droga shqiptare drejt Greqisë, kapen 103 kg marijuanë

Sep 21, 2017 | 19:59
SHPËRNDAJE

Policia greke ne Janine ka ndaluar dy mjete qe vinin nga kufiri greko-shqiptar, ne te cilat jane sekuestruar mbi 103 kg marijuanë.

Droger

Ne operacionin e pare, u ndoq nje mjet qe vinte nga kufiri dhe u ndalua ne Ionia Odo.

Ne mjet u gjeten dhe sekuestruan 52 kg marijuane. Ne pranga u vunë dy shqiptare 36 dhe 41 vjeçarë.

Ne operacionin e dytë, u ndoq nje mjet që vinte nga kufiri dhe u kap ne vendin e quajtur Amfithea.

Në mjet u gjeten dhe sekuestuan 51 kg marijuanë. Ne pranga nje grek 47-vjec dhe nje shtetase gjeorgjiane 31-vjec. Kujtojme qe ne mengjes ne Igumenice u kapen 108 kg marijuane shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura