“Nuk ka rrugë tjetër, ta fitojmë derbin”, ish-sulmuesi i Partizanit ndez atmosferën në prag të ndeshjes me Tiranën

Jul 7, 2020 | 21:04
SHPËRNDAJE

Ish-sulmuesi i Partizanit në vitet ’80-’90 Edmond Dosti beson se “të kuqtë” mund të mposhtin në derbin e së premtes Tiranën.
dosti
Në një mesazh të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Dosti inkurajon skuadrën e drejtuar nga Adolfo Sormani të fitojë medoemos ndaj rivalëve të përjetshëm bardheblu.

Fitorja në derbi do të rriste moralin në radhët e skuadrës dhe tifozëve të Partizanit të cilët kanë hequr dorë nga titulli kampion dhe shpresa e vetme është pjesëmarrja në fazën kualifikuese të Ligës së Europës.

Ky do të jetë derbi i fundit i këtij sezoni, ndërsa në total ballafaqimi i së premtes mes Partizanit dhe Tiranës luhet për herën e 156-ë.

Mesazhi i Edmond Dostit

Te premten luajmë derbin kunder kundërshtarit te perjetshem ,por nuk duhet nenvlesuar, por ne jemi në kushtet që mund t’i mposhtim dhe duhet ti mposhtim nuk ka rruge tjeter .Nëse jemi të përqendruar dhe të bindur për sukses, atëherë do t’ia dalim. Unë mendoj se djemtë janë gati për të përballuar ndeshjen e derbit dhe besoj shumë te fitorja. Ne ( ish pjestar te klubit dhe tifozat ) po mundohemi t’i transmetojmë skuadrës besim dhe ta rritim nga ana mentale e psikologjike. Ka shumë rëndësi që në fushë të zbresim me bindjen se mund ta mposhtim kundërshtarin,sepse ne jemi Kampionet ? ne jemi nje Familie e madhe me emrin Partizani. Suksese dhe me nje fitore ?⚽️⚽️? PMTP !Derbi nuk është një ndeshje për t’u luajtur, por për t’u fituar.Ne jemi Kampionet??PMTP ??⚽️⚽️???‍♂️♥️?? !

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura