“Nuk ka punë vëllai im”- Berisha reagon pas deklaratës së kryeministrit: Olsi Rama në çdo Call Center, ortak me Amantin. I vodhën 2.2 mld euro qytetarëve europianë

Dec 5, 2022 | 20:17
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përgënjeshtruar deklaratën e bërë një ditë më parë nga kreu i qeverisë Edi Rama i cili hodhi poshtë akuzat e bëra në drejtim të vëllait të tij, Olsi Rama për përfshirje në skemën e mashtrimit me Call Center.

Berisha tha se vëllai i kryeministrit është ortak në çdo Call Center me Amant Josifin i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle më këtë akuzë.

“Vodhi me Amant Josifin 2.2 mld euro qytetarëve europianë me Bitcionin. Nuk ka punë vëllai im. Po vëllai i tij ka qenë ortak me Amantin. Në çdo Call Center flitet vëllai i tij.

Ky po e bën Shqipërinë plaçkë të tij. Ky do të përfundojë në një rreckë sa më shpejt të jetë e mundur. Nesër të gjithë Shqiptarët me të madh dhe të vogël. Ata që nuk janë nisur akoma të nisen sonte dhe të vijnë në Tiranë. Në mënyrë që të dridhet nga themelet ky regjim i kalbur”, deklaroi Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura