Nuk ka paqe, Rusia pezullon lëvizjen e lirë me Turqinë

Nov 27, 2015 | 14:54
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska do të pezullojë regjimin pa viza me Turqinë duke filluar nga 1 janari i vitit 2016.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij sirian Valid Muallem, ku tha se Rusia do ta pezullojë regjimin pa viza me Turqinë.

Ministri rus shtoi se kërcënimet që vijnë nga Turqia “nuk ishin artificiale.”
“E kundërta, këto kërcënime janë shumë reale, dhe ne jemi duke e thënë këtë me përgjegjësi të plotë”, nënvizoi ai.

Russia's Foreign Minister Lavrov gestures during a news conference in Moscow

Kjo vjen pas rrëzimit nga Turqia të një avioni rus në kufirin me Sirinë, për të cilin ajo tha se shkeli hapësirën ajrore. Por Moska e mohoi.

Kjo ka ndezur debatet mes dy vendeve dhe ka shtuar tensionet mes tyre, pasi Rusian e quajti aktin “thikë pas shpine”.

Presidenti Vladimir Putin ka kërkuar që Turqia të kërkojë falje për incidentin, por homologu i tij turk Erdogan si edhe kryeministri turk kanë qenë të një zëri se Turqia do mbrojë kufijtë e saj dhe çdo shkelje e hapësirës ajrore, do ketë të njëjtën përgjigje.

Sakaq, Presidenti turk Taip Erdogan paralajmëroi sot Rusinë që të mos “luaj me zjarr”, por shtoi se ai nuk ka dashur të dëmtojë marrëdhëniet me Moskën. Këto komente me shumë gjasë do e ndezin më shumë sesa do ta shuajnë konfliktin mes dy vendeve pas rrëzimit të një avioni rus këtë javë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura