Nuk ka paqe për Ronaldon te Junajtid, tifozët i dalin kundër yllit portugez: Largohu!

Aug 8, 2022 | 14:04
SHPËRNDAJE

Situata e Kristiano Ronaldos tek Mançester Junajtid duket se po përkeqësohet ditë pas ditë me yllin portugez që është prej kohësh duke kërkuar një skuadër të re. Këtë herë duket se dhe tifozët e “Djajve të Kuq” e mbështesin këtë vendim të portugezit teksa kanë dalë hapur me thirrje kundër tij.

ronaldo

Gjithçka nisi në humbjen e djeshme ndaj Brjaton ku tifozët e pranishëm në stadium vunë re mimikat e Ronaldos teksa qëndronte i ulur në pankinë me portugezin që nuk shfaqte interes në atë çfarë ndodhte në fushën e lojës deri në çastin e aktivizimit.

Nisur nga kjo mbështetësit e Junajtid kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale me ku bëjnë thirrje për largimin e portugezit dhe ftojnë drejtuesit e klubit ti plotësojnë atij dëshirën për transferim në një skuadër tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura