“Nuk ka më opozitë nëse Rama miraton ndryshimet për…”, paralajmërimi i Fatmir Mediut: Po pritëm çfarë do ndodhë, do ketë pasoja

| 15:21
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, thotë se nëse kryeministri Edi Rama bën marrëveshje me opozitën parlamentare për mospranimin e koalicioneve zgjedhore, opozita “duhet të shkojë në shtëpi”.

mediu

Sipas Mediut, kjo është një kërkesë absurde, pasi nuk mund të ndalohen koalicionet dhe opozita nuk duhet ta pranojë një gjë të tillë, por duhet të reagojë fort.

“Nëse Rama miraton ndryshimet kushtetuese me opozitën parlamentare për koalicionet parazgjedhore është mirë që opozita të shkojë në shtëpi, se nuk ka më opozitë. Do të thotë cenim i drejtpërdrejtë i vullnetit të qytetarëve shqiptarë për të ndryshuar situatën në vend. Ndeshja me të keqen kërkon organizim maksimal. Nëse ne pranojmë makinacione, që kanë të bëjnë me pazare numrash, jemi përballë një situate ku rrëshqasim në diktaturë. Ky është manipulim i hapur flagrant, që Rama mund t’i bëjë procesin zgjedhor. Për të shmangur këtë opozita duhet të flasë sot fort. Nëse nuk flet fort dhe pret se çfarë do të ndodhë, do të ketë pasoja”, tha Mediu në rubrikën “Opinion”, në News24.

Intervista:

Duket se ka një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, si ju duket?
Fatmir Mediu: Problemet zgjedhore në Shqipëri kanë ardhur për shkaqe të mirëfillta politike. Pra, zgjidhja e problemit politik, mosndërhyrja politike në zgjedhje, do të bënte të kishim zgjedhje të lira. Nëse do të ketë vullnet politik nga mazhoranca për identifikimin biometrik do të shmangte mbushjen e kutive. Shoh si lëvizje mbrapa heqjen dorë nga KQZ. KQZ ka treguar integritet profesional me Zgurin. Për sa kohë nuk ka vullnet politik, Rama nuk i ka manipuluar zgjedhjet pa dijeni, krijohet një problem shumë i madh. Ndaj, qeveria kujdestare është domosdoshmëri. Rasti i Maqedonisë është rasti më tipik, dhe unë mendoj se ajo që iu është dhënë maqedonasve patjetër që shqiptarët duhet ta kenë të mundur.

A përbën kjo marrëveshje Reformën Zgjedhore?

Jo, Reforma Zgjedhore është shumë më e gjerë se kaq. Kemi bërë ne Reforma Zgjedhore, por mosimplementimi ka ardhur nga mungesa e vullnetit politik. Rama nuk ka vullnet politik për zgjedhje të lira e të ndershme.

A duhet të kërkojë më shumë opozita në këtë marrëveshje?

Unë mendoj sa fitojnë shqiptarët, jo politika. Në të mirë të qytetarëve shqiptarë është garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe kjo duhet garantuar. Duhet garantuar edhe element ligjor për të mos pasur vjedhje dhe prishje të procesit. Opozita nuk ka hequr dorë, nuk ka një vendim të tillë. Mendoj se opozita duhet të flasë hapur dhe me transparencë. Kur kemi folur qartë për qeverisje kujdestare, kemi pasur një bindje politike për atë që po ndodh në Shqipëri.

Opozita parlamentare kërkon lista të hapura, si iu duket?

Z. Berisha thotë se liria i ka të gjitha. Si zërat e opozitës brenda apo jashtë parlamentare kanë të drejtë të kërkojnë. Listat e hapura mendoj se duhet të ishin një pikë mjaft kërkuese e opozitës sonë. Ishte mënyra e vetme për të ndërtuar një raport të drejtë me shqiptarët. E vetmja mënyrë për t’i përfshirë qytetarët ishte padyshim lista e hapur.

Si e shihni këtë kërkesë të opozitës parlamentare që të mos ketë koalicione zgjedhore?

E shoh si një absurditet të pagjykuar. Mendoj se është lëvizje e Ramës për të krijuar këtë lloj zhurme, për të shmangur çdo lloj debati tjetër për një reformë të plotë përmes një qeverisje kujdestare.

Pse nuk duhen ndaluar koalicionet?

Sepse politika është marrëdhënie grupimesh, individësh, interesash politike. Për sa kohë këto grupime pucen për të ndryshuar situatën politike në vend, nuk di ndonjë sistem që t’i ndalojë. Mendoj se koalicionet janë të domosdoshme. Mbi 7 vjet opozita ka qenë opozitë koalicionesh dhe Rama duke qenë përballë kësaj kërkon ta copëzojë.

Nëse PS miraton ndryshimet kushtetuese me opozitën parlamentare, çfarë do bëni ju?

Është mirë që opozita të shkojë në shtëpi, se nuk ka më opozitë. Do të thotë cenim i drejtpërdrejtë i vullnetit të qytetarëve shqiptarë për të ndryshuar situatën në vend. Ndeshja me të keqen kërkon organizim maksimal. Nëse ne pranojmë makinacione, që kanë të bëjnë me pazare numrash, jemi përballë një situate ku rrëshqasim në diktaturë. Ky është manipulim i hapur flagrant, që Rama mund t’i bëjë procesin zgjedhor. Për të shmangur këtë opozita duhet të flasë sot fort. Nëse nuk flet fort dhe pret se çfarë do të ndodhë, do të ketë pasoja. Edi Rama ka marrë përsipër në marrëveshjen për Reformën Zgjedhore që ai do të kontrollojë parlamentin. Unë e kuptoj që opozita parlamentare kërkon lista të hapura, por nuk e kuptoj të shkojë deri në absurd për të mos pasur koalicione. Ka koalicione edhe me lista të hapura.

A mund ta bëjë Rama këtë gjë me opozitën parlamentare?

Mendoj se ai mund të bëjë çdo gjë, nuk kam pasur ndonjëherë dyshime për këtë. Ne duhet të shohim kush është marrëveshja politike dhe nëse do t’i përmbahet Edi Rama apo jo.

Cili do të jetë fati i zgjedhjeve lokale?

Duhet patjetër që zgjedhjet lokale të bëhen para zgjedhjeve parlamentare, pasi nuk kanë qenë të ndershme. Kemi një pushtet lokal si në kohën e komunizmit dhe është e domosdoshme të kemi zgjedhje lokale. Nëse opozita duhet të ketë një vendim është të kërkojë zgjedhje lokale në muajin tetor. Ky propozim është shtruar. Besoj që zgjedhjet lokale sa më shpejt janë domosdoshmëri.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

3 KOMENTET

  1. Ne fakt nga kjo marreveshje nuk do te kete Fatmir Medi ne Parlament. Vetem ne Shqiperi ka kryetar partie pa anetare. Parti qe kane vetem nje anetar. Mediu, Ndoka, e ndonje tjeter ka ardhur koha te dalin ne pension

  2. Po ky cfare do? Asnje antar ska partia e ketij kengetarit te Eli Fares dhe prape ne parlament ky. Asnje fije morali si gjenez/gjenetikisht nuk ka ky dhe prape ne parlament. Asnje vlere ska sjelle ne Shpiperi dhe prape ky. Asnje pike turpi dhe prape ky? Erdhi koha te iki ne plehera atje ky i takon dhe ka vendin soji i tije.

  3. Koalicionet parazgjedhore fshehin prurjen reale te ado force politike.
    Ata favorizojne parti-kerpudha te mbijetojne dhe nuk sjellin asnje dobi.
    Fatmiri kete e di, e ka shijuar per dy dekada e me shume, prandaj gelthet.

Comments are closed.